RRETH NESH

Kompania Eraldi sh.p.k. që prej vitit 1997 ushtron aktivitetin e saj në fushën e bojrave dhe rifiniturave murale duke importuar dhe aplikuar produkte cilësore dhe inovative nga kompani të ndryshme evropiane.

Që prej vitit 2005, Eraldi sh.p.k. është përfaqësuesi zyrtar dhe distributori ekskluziv i produkteve të kompanisë San Marco Group në Shqipëri.

Duke parë kërkesat e tregut për produkte që mbulojnë fushën e prodhimit industrial, Eraldi sh.p.k. ka gjithashtu ekskluzivitetin e produkteve të kompanisë Colorificio Damiani.

Specialistët tanë ofrojnë një eksperiencë mbi 20 vjeçare në aplikimin e bojrave, produkteve industriale dhe rifiniturave murale për të gjitha sipërfaqet në kohën e kërkuar dhe me cilësinë e duhur.

Misioni ynë

Të krijojmë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët tanë duke ofruar shërbim korrekt dhe pa bërë kompromise që dëmtojnë cilësinë.

Ne besojmë se koha që kaloni në shtëpinë ku banoni dhe në vendin ku punoni është e rëndësishme, ndaj ajo duhet të përmirësohet duke e transformuar ambientin rreth jush në ekosistemin që stimulon kreativitetin dhe nxit bashkëpunimin.

Vizioni ynë

Të frymëzojmë pasionin, integritetin dhe punën në ekip duke ndriçuar botën përmes ngjyrave.

T’ju ndihmojmë të krijoni hapësirën e përshtatshme për t’i dhëne jetë ëndrrave tuaja, duke ju siguruar produkte me cilësi të lartë dhe duke ju dhënë konsulencën tonë për të arritur vizionin tuaj.