RRETH NESH

Kompania Eraldi sh.p.k. që prej vitit 1997 ushtron aktivitetin e saj në fushën e bojrave dhe rifiniturave murale duke importuar dhe aplikuar produkte cilësore dhe inovative nga kompani të ndryshme evropiane.

Që prej vitit 2005, Eraldi sh.p.k. është përfaqësuesi zyrtar dhe distributori ekskluziv i produkteve të kompanisë San Marco Group në Shqipëri.

Duke parë kërkesat e tregut për produkte që mbulojnë fushën e prodhimit industrial, Eraldi sh.p.k. ka gjithashtu ekskluzivitetin e produkteve të kompanisë Colorificio Damiani.

Specialistët tanë ofrojnë një eksperiencë mbi 20 vjeçare në aplikimin e bojrave, produkteve industriale dhe rifiniturave murale për të gjitha sipërfaqet në kohën e kërkuar dhe me cilësinë e duhur.

PRODUKTE TË ÇERTIFIKUARA

Produktet që importohen nga Eraldi shpk janë çertifikuar në përputhje me standardet evropiane, duke garantuar cilësinë e prodhimit dhe mbrojtjen e mjedisit.

KLIENTËT TANË