Smalto akrilik i hollueshëm me ujë për dekorime në sipërfaqe të brendshme/jashtme
Unimarc Hobby është produkt i hollueshëm me ujë, i përbërë nga rezinë akrilike në dispersion ujor dhe nga pigmente irideshente stabël ndaj dritës. Ideal si për dekorimin dhe për rinovime të vogla. Rezinat nga të cilat është i formuluar, i sigurojnë rezistencë të shkëlqyer ndaj agjentëve atmosferikë, shtrirje të mirë dhe aderim në sipërfaqe të llojeve të ndryshme. I lehtë për t’u aplikuar, gati për përdorim, mund të aplikohet në sipërfaqe të ndryshme të jashtme dhe të brendshme. I disponueshëm në ngjyra të ndryshme.
I aplikueshëm në sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme si: dru, metal, materiale plastike, suva.
Hollimi: me pinel, rrul dhe sfungjer gati për përdorim ose maksimumi me 5%; me spruco me 10-15%.
Shkalla e mbulimit: 12-14 m2/lt për shtresë. Rreth 1 m2 për paketimin 0.125lt.
Nr. i shtresave: të paktën 2 shtresa.
Mjetet: pinel, rrul, sfungjer.