Mbrojtës akrilik pa aromë me shkëlqim i hollueshëm me ujë për sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme

Është bojë e hollueshme me ujë, me shkëlqim për sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme, me cilësi të lartë, me rezistencë të lartë ndaj dritës. Rezinat akrilike i sigurojnë produktit rezistencë të shkëlqyer ndaj agjentëve atmosferikë, rezistencë të lartë ndaj zbehjes, mbulim të mirë, shtrirje dhe aderim në sipërfaqe të llojeve të ndryshme. UNIMARC SMALTO LUCIDO është pa aromë.

I aplikueshëm në:

  • sipërfaqe druri të reja ose të lyera;
  • sipërfaqe hekuri dhe detale hekuri, nëse paraprakisht janë të trajtuara përshtatshmërisht;
  • sipërfaqe të xinguara (galvanizuara), alumini dhe lidhje të lehta;
  • sipërfaqe në material plastik (PVC);
  • sipërfaqe murale të brendshme.

Hollimi

  • Në aplikimet me pinel dhe rrul aplikohet siç është ose hollohet max me 5% ujë.
  • Në aplikimet me pistoletë hollohet me ujë 10-15%.

Shkalla e mbulimit: 6-7 m2/l me 2 shtresa, me spesor prej 40 mikron.

Nr. i shtresave: të paktën 2 shtresa.

Mjetet: pinel, rrul dhe pistoletë.

Shpërndaje