Veshje murale (grafiato) akril-silosaniko me efekt kompakt antimyk antialga me granulometri 1,2 për sistemin në cappotto
MARCOTHERM-SYL INTONACHINO është veshje murale për sipërfaqe të jashtme, me bazë përbërës akril-silosanikë, me rezistencë të mirë ndaj ujit dhe papërshkueshmëri të mirë të avujve ujorë, me efekt kompakt. Realizon një shtresë të ashpër me spesor të këndshëm, rezistente ndaj agresionit të agjentëve atmosferikë. Falë kurbës granulometrike, paraqet fuqi të mirë mbushëse dhe maskuese, që lejon uniformimin e paregullsive të sipërfaqes. Lejon përftimin e një finiture shumë të ngjashme me atë të suvave minerale dhe mund të aplikohet atje ku paraqitet jo-homogjenitet estetik dhe absorbim i sipërfaqes.
I aplikueshëm në:
- Sipërfaqe me veshje termike cappotto “Marcotherm”.
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale përsa kohë që janë absorbuese.
Hollimi: gati për përdorim.
Shkalla e mbulimit: 1.8-2 kg/m².
Nr. i shtresave: 1.
Mjetet: shpatull plastike.
Granulometria e mermerit: 98 % < 1.25 mm.