Veshje murale (grafiato) akril-silosaniko me efekt rustik antimyk antialga me granulometri 1,8 për sistemin në cappotto

MARCOTHERM-SYL RUSTICO është veshje murale, akril-silosaniko për sipërfaqe të jashtme, me efekt intonachino. MARCOTHERM-SYL RUSTICO është veshje me spesor të lartë, me traspirim të mirë ndaj avujve ujorë, që mbron sipërfaqen nga agjentët atmosferikë dhe ndotësit, në gjendje të durojë edhe agresionet alkaline të vetë sipërfaqeve çimentoze. Ruan aspektin estetik të finiturës nga myku dhe algat, edhe në kushte të pafavorshme si psh zona klimatike veçanërisht  të lagështa dhe me shi. MARCOTHERM-SYL RUSTICO është i aplikueshëm atje ku nevojitet fuqi e mirë mbushëse dhe maskuese e sipërfaqes pa plasaritje dhe shkëputje.

I aplikueshëm në:

  • Sipërfaqe të trajtuara me sistemin termik cappotto “Marcotherm”.
  • Suva të reja dhe të vjetra.
  • Sipërfaqe betoni.
  • Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
  • Konglomerate me natyrë të ndryshme përsa kohë që janë absorbuese.

Hollimi: gati për përdorim.

Shkalla e mbulimit: 2.6-2.8 kg/m².

Nr.i shtresave: 1.

Mjetet: shpatull plastike.

Granulometria e mermerit: 97 % < 1.8 mm.

Shpërndaje