SISTEM CAPPOTTO PËR
IZOLIMIN TERMIK MARCOTHERM

Sistemi cappotto për izolimin termik

Energjia e përdorur në ndërtimin e banesave për ngrohjen e ambienteve të shtëpive dhe të ndërtesave, përfaqëson rreth 30% të totalit të konsumit të energjisë kombëtare, një humbje e madhe e burimeve në të gjithë botën dhe një nga shkaqet kryesore të efektit serrë dhe rritjes së temperaturës së tokës.

Pjesa më e madhe e banesave dhe ndërtesave ekzistuese dhe të pa rinovuara harxhojnë shumë energji, duke shkaktuar mbi të gjitha faturime të mëdha për energjinë.

      • Si të limitoni dispersionet termike të banesave?
      • Si të bëni zgjidhjen më të mirë për të kursyer Energji dhe Para?
      • Si të mbroni ekosistemin dhe të garantoni një ambient të pastër për fëmijët tuaj?

ÇFARË ËSHTË CAPPOTTO MARCOTHERM?

Me përkufizimin e “izolimi termik në cappotto në sipërfaqe të jashtme“, shpesh-herë të identifikuar me akronimin ETICS (External Thermal Insulation Composite Systems), nënkuptohet veshja e jashtme e mureve të një ndërtese nëpërmjet paneleve  izolues me natyrë të ndryshme që, falë përçueshmërisë së ulët termike, reduktojnë në mënyrë drastike shkëmbimin e nxehtësisë midis sipërfaqes së jashtme dhe të brendshme, duke garantuar komfort jetese dhe limituar konsumet e energjisë së nevojshme për ngrohjen dhe ftohjen.

PËRSE TË REALIZONI SISTEMIN CAPPOTTO TË IZOLIMIT TERMIK MARCOTHERM?

San Marco Group propozon sistemin e izolimit termik të jashtëm Marcotherm si për ndërtesa të reja ashtu edhe për ndërtesa ekzistuese.

Në ristrukturimin e ndërtesave, sistemi Marcotherm është zgjidhja më e mirë për rikualifikimin e sipërfaqeve të jashtme dhe përftimin e avantazheve të izolimit termik.

      • Konsumoni më pak energji dhe reduktoni menjëherë shpenzimet për ngrohjen dhe kondicionimin.
      • Rrisni mundësinë e jetesës në ndërtesa duke përmirësuar komfortin dhe mirëqenien e atyre që qëndrojnë dhe jetojnë aty.
      • Kontribuon në minimizimin e konsumit të karburantit të përftuar nga burimet fosile.
      • Kontribuon në reduktimin e emisioneve ndotës për jetesën.
      • Investoni duke optimizuar pronën tuaj.

Ndërhyrja e ristrukturimit me Sistemin Cappotto të Izolimit Termik të Jashtëm Marcotherm realizon përmirësim estetik të fasadave dhe në të njëjtën kohë kursim energjie.

Në konsumin total të karburantit të përdorur për ngrohjen e një ndërtese, Sistemi Marcotherm  ju bën të kurseni nga 20% në 40% në vitin e parë, me benefite të këndshme në faturën e energjisë.

Në këtë mënyrë, vit pas viti, kursehet në kostot e ngrohjes duke krijuar në të njëjtën kohë një komfort jetese perfekt.

SISTEMI TERMIK NË CAPPOTTO I JASHTËM MARCOTHERM NË DETAJE

Me sistemin Marcotherm kursim energjie dhe fatura më pak të kushtueshme

Një reduktim në konsumin e energjisë në matjen prej 20-40% është absolutisht i mundshëm me avantazhet ekonomike lehtësisht të imagjinueshme, si në dimër ashtu edhe në verë. Benefitet e sistemit Marcotherm janë të matshme si në dimër ashtu edhe në verë: gjatë dimrit muret akumulojnë nxehtësinë dhe e lëshojnë gradualisht, duke siguruar një temperaturë konstante të ambientit, në verë duke përdorur ngjyra të lehta, reduktohet mbinxehja e mureve të jashtme duke shmangur akumulimin e nxehtësisë së brendshme dhe duke reduktuar kështu përdorimin e ajrit të kondicionuar.

Kursim i kostove të ngrohjes dhe avantazhet e cilësisë së ambientit

Falë eficiencës së madhe energjike të ndërtesave mund të reduktohen kostot e faturave të energjisë dhe kontribuohet aktivisht në minimizimin e emisioneve të substancave ndotëse të atmosferës, përfshirë anidridet e karbonit CO2, duke operuar në favor të cilësisë së ambientit.

Përmirësim i komfortit dhe mirëqenies së jetesës

Një klimë e rehatshme jetese përmirëson ndjenjën e mirëqenies dhe cilësinë e jetës. Mirëqenia termike, pra ndjenja e komfortit në ambientin e jetesës, nuk vjen vetëm nga temperatura e ajrit por edhe nga ajo e mureve. Nëse është e ulët, përdoruesi ka tendencën të rrisë atë të ajrit për të shtuar komfortin, duke konsumuar kështu më shumë karburant. Një fasadë e projektuar me Sistemin Cappotto të Izolimit Termik të Jashtëm Marcotherm mbron nga i nxehti dhe i ftohti, duke përmirësuar komfortin e jetesës.

TË GJITHA AVANTAZHET E SISTEMIT TERMIK NË CAPPOTTO MARCOTHERM

MË SHUMË HAPËSIRË PËR TË JETUAR

Izolimi i mureve shumë shpesh çon në një rritje të spesorit të mureve. Sistemi Cappotto i Izolimit Termik të Jashtëm Marcotherm  duke veshur ndërtesën nga jashtë lejon mbajtjen e të njëjtës hapësire të brendshme, duke sjellë një shtim të volumeve të jashtme në projektimin e ndërtesave të reja.
Shtim I tillë sigurohet, sipas asaj që është parashikuar në Direktivën Europiane 2006/32/CE art. 11 pika 1 dhe 2, subjekt i autorizimit dhe pa akuza, nga ligjet rajonale në fuqi në shumë rajone italiane. Sidoqoftë, kufizimi i respektimit të distancave minimale ndaj fqinjëve, mbetet një problem që rrallë lind, duke pasur parasysh rritjen e kufizuar të spesorit të shkaktuar nga kjo lloj ndërhyrje.
Vendimi për të realizuar Sistemin Cappotto të Izolimit Termik Të Jashtëm Marcotherm në ndërtesa banimi dhe me dimensione të mëdha  kërkon një zgjidhje të thjeshtë të godinës.
Ndërhyrja me Sistemin Marcotherm i siguron  ndërtesave rezidenciale një avantazh të mëtejshëm që lejon një uniformitet më të madh dhe më të mirë të temperaturës në kate të ndryshme të ndërtesës.

ELIMINIMI I SUVAVE TË JASHTME

Sistemi Cappotto i Izolimit Termik Të Jashtëm Marcotherm lejon izolimin e sipërfaqeve të jashtme si në ndërtesa të reja ashtu edhe në ato ekzistuese dhe mund të aplikohet direkt në mure ose në beton duke shmangur aplikimin e suvave të jashtme me reduktimin e kostove dhe kohës së realizimit.

ELIMINIMI TOTAL I ÇARJEVE KAPILARE

Ndërtesa është e mbrojtur nga ndryshimet e temperaturës, duke zgjatur integritetin e materialeve të ndërtimit.
Lëvizjet ndër-strukturore midis elementeve të ndryshëm të ndërtimit zvogëlohen, duke përjashtuar formimin e çarjeve dhe rrjedhimisht, infiltrimeve, duke përftuar një efekt estetik më të qëndrueshëm të fasadave.

ELIMINIMI I FORMIMIT TË MYKUT DHE KONDENSIMIT

Duke izoluar nga jashtë ndërtesën me Sistemin Cappotto të Izolimit Termik të Jashtëm Marcotherm përftohet eliminimi i urave termike, pikave kritike të strukturës, në të cilat ka dispersione të nxehtësisë që janë shkaku kryesor i formimit të kondensimit sipërfaqësor të brendshme dhe si pasojë i mykut të dëmshëm për banimin dhe mbi të gjitha për shëndetin.

 

SHTIM I VLERËS SË PRONËS

Ndërtesa, duke respektuar legjislacionin aktual për efikasitetin e energjisë, merr avantazhe të panumërta midis të cilëve shtim jo i parëndësishëm i vlerës së tregut.

SHTIM I VLERËS SË PRONËS

Ndërtesa, duke respektuar legjislacionin aktual për efikasitetin e energjisë, merr avantazhe të panumërta midis të cilëve shtim jo i parëndësishëm i vlerës së tregut.

SIMULO NDËRHYRJEN NË SHTËPINË TËNDE DHE ZBULONI MENJËHERË AVANAZHET!

Simulatori I izolimit termik në cappotto San Marco është një shërbim falas i dobishëm dhe i plotë që lejon vlerësimin e potencialeve të ndërhyrjeve të izolimit termik në cappotto në ndërtesat ekzistuese.

SISTEMI I IZOLIMIT MARCOTHERM

Zbuloni 5 konfigurime të ndryshme të mundshme për izolimin tuaj, shikoni avantazhet e secilit izolim dhe finiturave të jashtme të mundshme.