Bojë akrilike kuarc super e lashme mbushëse (riempitivo) për sipërfaqe të jashtme

Është bojë me bazë uji për jashtë, me rezistencë shumë të mirë ndaj agjentëve atmosferikë dhe ndotësve dhe me transpirim të mirë. Rezina akrilike, nga e cila përbëhet, i siguron produktit rezistencë shumë të lartë ndaj larjes dhe në ambiente alkaline tipike të sipërfaqeve në çimento dhe në përgjithësi të suvave. Aspekti i filmit të WASSERLAC AL QUARZO të aplikuar, rezulton opak dhe pak i ashpër.

I aplikueshëm në:

  • Suva të reja dhe të vjetra.
  • Sipërfaqe betoni.
  • Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale për sa kohë që janë absorbuese.

Hollimi: me ujë. Me pinel shtresa e parë 30-35%; shtresat pasardhëse 20%; me rrul leshi 15-20%.

Shkalla e mbulimit: 4-5 m2/l me finiturë lisho; 3-4 m2/l në finiturë pak të ashpër dhe i referohet në 2 shtresa në sipërfaqe lisho dhe mesatarisht absorbuese.

Nr. i shtresave: të paktën 2 shtresa.

Mjetet: pinel ose rrul leshi.

Shpërndaje