Bojë me bazë uji  profesionale traspirante për sipërfaqe të brendshme me mbulim të lartë

Është bojë traspirante për aplikim të brendshëm, me fuqi të lartë mbuluese dhe shkallë përhapjeje të lartë. Wall Cream është bojë e formuluar për përdorim profesional, lejon dhënien e rezultateve estetike të shkelqyera me kosto relativisht të ulëta. Wall Cream aplikohet lehtë dhe është shumë e përshtatshme për aplikim në sipërfaqe të brendshme me kondensim siç janë kuzhinat, banjo etj.

E aplikueshme në:

  • Sipërfaqe betoni.
  • Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
  • Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
  • Konglomerate me natyrë minerale ose absorbuese.

Hollimi: Shtresa e parë 70-75% ujë, shtresa e dytë 40-45%.

Shkalla e mbulimit: 8-10 m2/l për shtresë dhe i referohet aplikimit në sipërfaqe lisho dhe mesatarisht absorbuese.

Nr. i shtresave: të paktën 2 shtresa.

Shpërndaje