Veshje murale me efekt kompakt me granulometri 1,2
VENEZIAGRAF KP 1,2 është veshje murale për sipërfaqe të jashtme, me bazë lidhës akrilikë, që përveçse siguron një efekt tipik intonachino, falë kurbës granulometrike, shfaq fuqi të mirë mbushëse dhe maskuese që uniformon parregullsitë e sipërfaqes. Lejon përftimin e një finiture shumë të ngjashme me atë të suvave minerale dhe mund të aplikohet aty ku shfaqet jo-homogjenitet estetik ose absorbimit të sipërfaqes. VENEZIAGRAF KP 1,2 realizon një shtresë të ashpër, me spesor të këndshëm, rezistent ndaj agresioneve të agjentëve atmosferikë. Produkti rezulton veçanërisht i përshtatshëm për ndërhyrjet e restaurimit.
I aplikueshëm në:
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme përsa kohë që janë absorbuese.
Hollimi: gati për përdorim. Mund të rregulloni viskozitetin e produktit duke shtuar max. 1% ujë.
Shkalla e mbulimit: 1,8-2 kg/m2 në sipërfaqe mesatarisht poroze.
Nr. i shtresave: 1.
Mjetet: mallë plastike ose inoksi.