Bojë vaji me bazë uji me shkëlqim pa aromë për sipërfaqe të mëdha
Është smalto uji me shkëlqim, për brenda dhe jashtë, me bazë rezinë akrilike. Pa aromë, pa formaldehid dhe VOC të ulët, specifik për trajtimin e sipërfaqeve të mëdha me standarde të larta higjieno-sanitare siç janë spitalet, shkollat, kopshtet, laboratorët mjekësore, ambientet në sektorin e ushqimit dhe mjediset e banimit.
UNIMARC SMALTO MURALE LUCIDO është formuluar për të garantuar:
- Mbulim dhe zbardhje të lartë.
- Traspirim të mirë
- Rezistencë e shkëlqyer ndaj larjes, pastrimit dhe dezinfektimit.
- Shpejtësi në tharje duke reduktuar kohën për shtresën e dytë.
I aplikueshëm në:
- Suvatime të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Konglomeratë me natyrë të ndryshme përsa kohë që janë absorbues.
- Ideale për finiturë me shkëlqim të veshjeve plastike për jashtë.
Hollimi: shtresa e parë me 10% ujë; 0-5% për shtresat pasardhëse. Në aplikimin me spraj (airless) hollimi (0-10%) varion në bazë të mjetit të përdorur dhe presionit të ushtruar.
Shkalla e mbulimit: 9-10 m2/lt për shtresë për sipërfaqet lisho dhe mesatarisht absorbuese.
Nr. i shtresave: 2.
Mjetet: pinel, rrul, pistoletë dhe spraj.