Astar i hollueshëm me ujë mat/opak
Është astar (fondo) i hollueshëm me ujë për brenda dhe jashtë, me bazë rrëshirë akrilike në tretësire ujore. I përdorshëm në të gjitha rastet kur dëshirohet fuqia mbuluese dhe uniformuese e produktit, duke siguruar lidhjen e bojës me sipërfaqen e lyer. Ka një fuqi të shkëlqyer mbushëse, rezulton i lehtë për t’u aplikuar dhe ka shtrirje të mirë.
I aplikueshëm brenda dhe jashtë në:
- Sipërfaqe të reja druri, të vjetra dhe të lyera më parë (dyert, skajet e bordeve, trarët, panelet etj).
- Çdo produkt tjetër që kërkon një lyerje profesionale ose “të bërë vetë”.
- Sipërfaqe alumini të pa galvanizuara dhe në llamarinë të xinguar.
- Në sipërfaqet e mureve të brendshme, ambiente tregtare, spitale, komunitete.
- Për materiale plastike dhe PVC.
Hollimi
Nëse aplikimi do bëhet me pinel dhe rul hollojeni me ujë 5-10%
Nëse aplikimi do bëhet me furçë, hollojeni me ujë 15-20%.
Shkalla e mbulimit: 4-5 m2 /l me 2 shtresa, në materiale mesatarisht absorbuese.
Nr. i shtresave: 2 shtresa.
Mjetet: pinel, rrul dhe furçë.