Llak mbrojtës transparent i hollueshëm me ujë pa aromë për sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme
Unimarc Finitura Legno është llak i hollueshëm me ujë, për mbrojtjen dhe dekorimin e sipërfaqeve të brendshme dhe të jashtme në dru. Lidhësi me kopolimerë akrilikë dhe absorbues të rrezeve UV, siguron përdorimin e produktit edhe në sipërfaqe të jashtme në kushtet e ekspozimit ndaj agjentëve atmosferikë dhe rrezeve të diellit. Filmi i produktit nga aplikimi ka plotësi të shkëlqyer dhe rezulton veçanërisht elastik, duke mbajtur të paprekura variacionet strukturore natyrale të drurit.
I aplikueshëm në sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme:
- Sipërfaqe në dru të ri, të vjetër dhe të lyera më parë si prelinatura, papafingo, ballkone, grila, shkallë, etj. VËMENDJE në trajtimin e drurit të pasur në taninë. Për reduktimin e formimit të njollave të errëta aplikoni astarin izolues UNIMARC PRIMER ANTITANNINO kod. 3080001/0019.
Hollimi: produkti është gati për përdorim.
Shkalla e mbulimit: 5-6 m2/l në 2 shtresa në dru mesatarisht absorbues.
Nr. i shtresave: Në aplikimet në sipërfaqe të brendshme dhe në kushte ambienti jo shumë të vështira aplikohen 2 shtresa; në të kundërt, në dru të ri këshillohet aplikimi i 3 shtresave.
Mjetet: pinel, spruco.