Mbrojtës transparent me ngjyrë për dru
Është mbrojtës transparent, i pigmentosur, për siperfaqe druri, që lejon përftimin e finiturës me aspekt satin. Lidhësi, me bazë kompolimer akrilik, përmban absorbues të veçantë të rrezeve UV dhe çera mikrokristaline që lejojnë ngjyrosjen e drurit, pa fshehur damarët; për më tepër i japin rezistencë ndaj ujit.
I aplikueshëm në dru për sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme:
- Sipërfaqe druri të reja, vjetra dhe të lyera me parë si çati, kornizat e dritareve, ballkone, gardhe, grila, shkallë, perlinatura etj.
Hollimi: Produkti është gati për përdorim. Në aplikimet me spruco hollojeni produktin deri në 5% maksimalisht me ujë.
Shkalla e mbulimit: 5-6 m2/l në 2 shtresa në dru mesatarisht absorbues.
Nr. i shtresave: Në aplikimet brenda dhe në kushte ambientale jo të vështira aplikohen 2 shtresa produkti; në rast të kundërt dhe në dru të ri është i këshillueshëm aplikimi në 3 shtresa.
Mjetet: pinel, spruco/pistoletë.