Smalto akrilik epoksi-estere opak ms 1K DTM
Smalto akrilik, epoksi-estere, opak 1K. Smalto DTM (Direkt në metal), elastik dhe termoplastik, përshtatet në mënyrë të kënaqshme me tkurrjen dhe bymimin e metalit në rast të ekspozimit ndaj temperaturave të ulëta ose të larta. Ka efekt barriere anti-korrozive të mirë.
I përshtatshëm për lyerjen e punimeve me destinacion final sipërfaqe të jashtme dhe/ose të brendshme. Aplikohet si smalto për lyerjen e aksesorëve të makinave, karpenterive metalike, karrocerive industriale, fuzioneve në gizë etj.
Tharja në 20°:
Pa pluhur pas 15-20 minutash
Pa e prekur pas 30-40 minutash
Tharë totalisht pas 2 ditësh
Hollimi: 7-10% me spruco me pompë airless.
Shkalla e mbulimit: 6 – 7 m2/kg.
Nr. i shtresave: 1 e sfumuar + 1 plotë e kryqëzuar.
Spesori final i rekomanduar: 50-60 mikron, film i thatë.
Mjetet: spruco pompë airless, spruco pompë air mix, spruco pompë me presion të ulët, pinel, rrul qime-shkurtër etj.