Bojë me bazë uji antikondensim termoizoluese traspirante antimyk për sipërfaqe të brendshme

Është bojë muri me bazë uji, traspirante, për sipërfaqe të brendshme, e karakterizuar nga një koeficient i ulët i përcjellshmërisë termike, (realizon shtresë termike të brendshme). Kjo karakteristikë i atribuohet në sajë të pranisë së mikrosferave të vecçanta bosh prej qelqi. Produkti, i cili është i ngjashëm në aspektin estetik me bojrat traspirante normale, përmirëson izolimin termik të mureve, duke shmangur në këtë mënyrë kondensimin e shkaktuar nga diferenca e temperaturës së ajrit me atë të murit.

SUPERCONFORT rezulton të jetë produkti ideal për mbrojtjen e sipërfaqeve murale në ambiente të lagështa ose të ekspozuara ndaj kondensimit si kuzhina, banjo, kantina, lavanderi, etj.

E aplikueshme në:

  • Suvatime të reja dhe të vjetra.
  • Sipërfaqe betoni.
  • Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
  • Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
  • Sipërfaqe me natyrë minerale me kusht që të jenë absorbuese.

Hollimi: Për aplikimin me pinel holloni  5-10% me ujë;

Për sipërfaqe shumë poroze shtresa e parë mund të hollohet deri në 20%.

Për aplikimin me rrul holloni 3-5% me ujë;

Shkalla e mbulimit: 6 m2/l për shtresë dhe i referohet sipërfaqeve lisho, mesatarisht absorbuese.

Nr. i shtresave: 2 ose më shumë shtresa.

Mjetet: pinel, rrul.

Shpërndaje