Stuko dekorative sintetike me shkëlqim për sipërfaqe të brendshme

Është veshje muri për sipërfaqe të brendshme. Lejon përftimin e një finiture dekorative, unike në llojin e saj, që kujton stukot e pranishme në pallatet antike të Venezia-s. Megjithëse ndjek metodat e zakonshme të aplikimit, produkti në përdorim është gjithmonë i ndryshëm, i karakterizuar nga nuanca dhe efekte që varen nga aftësia e dekoratorit. STUCCO VENEZIANO është e aplikueshme, përveçse në siperfaqe të sheshta, edhe në elementë arkitektonikë të veçantë, si korniza dhe kolona.

E aplikueshme në:

  • Suva të reja dhe të vjetra.
  • Sipërfaqe betoni.
  • Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
  • Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
  • Konglomerate me natyrë të ndryshme që janë absorbues.
  • Sipërfaqe druri….etj

Hollimi: gati për përdorim.

Shkalla e mbulimit: 1-1,4 kg/m2 e përfunduar në suva civile; 0,4-0,6 kg/m2 e përfunduar në sipërfaqe lisho si gips dhe kartonxhes.

Nr. i shtresave: 3 shtresa me produkt (2 shtresa fondo + 1 për finiturën) në varësi të porozitetit të sipërfaqes.

Mjetet: mallë inoksi për razaturën/rrafshimin e sfondit, shpatull inoksi me madhësi të ndryshme për shtresën e finiturës.

Shpërndaje