Mbrojtës pa përshkueshmëri uji silosanik për sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme
Është produkt me bazë polimerë silikonikë, klasa polisilosan, jo filmogjen, rezistent ndaj alkaleve dhe agjentëve atmosferikë. Për karakteristikat e tij është i përshtatshëm për mbrojtjen nga uji i sipërfaqeve të ndryshme minerale.
I aplikueshëm në:
- Beton
- Sipërfaqe minerale dhe gurë absorbues
- Beton i përforcuar etj.
Nuk aplikohet në bojra të vjetra dhe veshje organike. Nuk aplikohet në sipërfaqe jo absorbuese (Marmo lucido, Granit) dhe gips. RILYERJA: nuk rilyhet.
Hollimi: gati për përdorim.
Shkalla e mbulimit: është në varësi të absorbimit të sipërfaqes. Disa konsume orientues:
Beton 0,25-0,4 l/m2
Gurë natyralë 0,3-1,2 l/m2
Tullave të ekspozuara 0,6-1,0 l/m2
Suva min. 0,5-0,8 l/m2
Nr. i shtresave: produkti aplikohet në shumë shtresa, e njomë mbi e njomë. Deri në saturim.
Mjetet: pinel, spruco me presion të ulët.