Finiturë kuarci murale vetë-pastruese silosanike mbushëse për sipërfaqe të jashtme antimyk antialga

Traspirim i lartë i avujve të ujit, rezistencë e fortë ndaj ujit dhe rezistencë e shkëlqyer ndaj agjentëve kimikë të jashtëm dhe atmosferikë. Produkt specifik për mbrojtjen dhe dekorimin e sipërfaqeve të murit dhe për kompletimin e cikleve mbrojtëse për suva të tipit difuziv ose deumidifikues jashtë. Produkt i gjith’anshëm, lejon restaurimin e sipërfaqeve të murit të llojeve të ndryshme. SCUDOSIL RIEMPITIVO është i përshtatshëm për mbrojtjen dhe dekorimin e sipërfaqeve të murit të ndërtesave me interes arkitektonik, në restaurimin e qendrave historike dhe kompletimin e sistemit të rinovimit deumidifikues.

I aplikueshëm në:

  • Suva të reja dhe të vjetra.
  • Sipërfaqe betoni.
  • Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
  • Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale përsa kohë që janë absorbuese.

Hollimi: Shtresa e parë me 30% ujë; shtresa e dytë  20%.

Shkalla e mbulimit: 7-8 m2/lt.

Nr. i shtresave: të paktën 2.

Mjetet: pinel, rrul.

Shpërndaje