Finiturë dekorative me efekt oksidimi për sipërfaqe të brendshme
Finiturë që realizon një patinë dekorative të metalizuar, riprodhon aspektin e oksiduar tipik të sipërfaqeve të vjetra në përdorim nga agjentët atmosferikë. Çdolloj sipërfaqe muri dhe druri, e dekoruar me ROXIDAN Perla merr aspektin e gjallërisë dhe materialit të hekurit me efekt “corten”. Me ROXIDAN Platino realizohen patina me tonalitet gri të lehtë, karakteristikë e shumë metaleve jo-hekur. Në varësi të teknikës së aplikimit, përdorimi i ROXIDAN me sfond stukon FORMA, lejon realizimin e teksturave me impakt të mrekullueshëm estetik, me nuanca kromatike të veçanta dhe parregullsi të këndshme në prekje, në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë.
I aplikueshëm në:
- Suva të reja dhe te vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Sipërfaqe druri, kompensate dhe të ngjashme.
Hollimi: gati për përdorim.
Shkalla e mbulimit: 8-10 m2/l për shtresë, në varësi të efektit estetik.
Nr. i shtresave: 2 shtresa.
Mjetet: Mallë inoksi.