Finiturë epokside bi-komponente me bazë uji për dysheme në çimento dhe qeramikë
Finiturë bi-komponente, me spesor të ulët, ideale për lyerjen e dyshemeve në çimento dhe sipërfaqeve qeramike të magazinave, fabrikave dhe ambienteve që kërkojnë fortësi të lartë sipërfaqësore, rezistencë ndaj gërryerjes dhe fërkimit të peshave të kamionëve. Rezistencë e lartë ndaj detergjentëve dhe higjienizuesve, vajrave dhe yndyrnave.
E aplikueshme në:
- Sipërfaqe çimentoje të reja ose të lyera.
- Suva gëlqereje dhe çimento.
- Sipërfaqe qeramike horizontale dhe vertikale.
Hollimi: Holloni me ujë përzierjen e përftuar (A+B) ne masën 20% për shtresën e parë, 10% për shtresën e dytë.
Shkalla e mbulimit: 8-10 m2/l për shtresë dhe i referohet sipërfaqeve lisho dhe mesatarisht absorbuese.
Nr. i Shtresave: 2 shtresa. Raporti i katalizës në volum: 1,6 pjesë nga komponenti A + 1 pjesë nga komponenti B.
Mjetet: pinel, rrul.