Bojë kuarc e lashme për sipërfaqe të jashtme antialga
Është bojë kuarc për sipërfaqe të jashtme, me bazë rezinë akrilike dhe komponentë silicë, me fuqi të lartë mbuluese dhe maskuese të parregullsive të sipërfaqes.
Rezina akrilike, nga e cila përbëhet, i siguron produktit rezistencë ndaj larjes dhe ndaj ambienteve tipike alkaline dhe në përgjithësi të suvatimeve.
E aplikueshme në:
- Suvatime të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Bojatisje të vjetra me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Sipërfaqe me natyrë të ndryshme minerale, me kusht që të jenë absorbuese.
Hollimi: shtresa e parë me 35-40% ujë; shtresa e dytë 20-25%.
Shkalla e mbulimit: 7-8 m2/l për shtresë në sipërfaqe lisho dhe mesatarisht absorbuese.
Nr. i shtresave: të paktën 2 shtresa.
Mjetet: pinel, rrul me qime leshi.