Astar muri i hollueshëm me ujë, mbulues, për sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme
Është astar i hollueshëm me ujë, me penetrim të lartë, i përshtatshëm për ngopjen dhe konsolidimin e sipërfaqeve minerale të brendshme dhe të jashtme. Astar mbulues, specifik për sistemin Cappotto MARCOTHERM. Produkti evidenton praninë e mundshme të lagështirës në nivele të larta në pjesët e mbetura pambuluar.
I aplikueshëm në:
- Sisteme termike cappotto Marcotherm.
- Suvatime të reja e të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale absorbuese.
- Sipërfaqe dekorative me spesor
Hollimi: Marcotherm Primer hollohet nga 20-30% me ujë në bazë të absorbimit të sipërfaqes.
Shkalla e mbulimit: 8-10 m²/lt.
Nr.i shtresave: aplikohen 1-2 shtresa në sipërfaqe të freskët.
Mjetet: pinel, rrul.