Adeziv (Kollë) nivelues në pluhur me fibra të përforcuara për sisteme në cappotto

MARCOTHERM ADESIVO GG është specifik për realizimin e sistemit të izolimit termik  “cappotto”, adeziv ideal qoftë për lidhjen e paneleve Lana di Roccia, Sughero espanso bruno, polistirolo espanso, poliuretano espanso rigido, edhe për nivelimin pasardhës. MARCOTHERM ADESIVO GG është adeziv në pluhur, me bazë çimento, komponentë mineralë të përzgjedhur, aditivë specifike dhe rezina. MARCOTHERM ADESIVO GG ofron aderim të shkëlqyer si në sfonde të reja dhe në veshje të vjetra dhe është i karakterizuar nga absorbim i ulët i ujit. I lehtë për t’u aplikuar falë qëndrueshmërisë pastoze, është produkt që lejon aplikimin me spesor, pa krijuar plasaritje nga tkurrja.

I përshtatshëm për realizimin e sistemit të izolimit termik “cappotto”. I përshtatshëm për lidhjen e paneleve izolues Lana di Roccia, Sughero espanso bruno, polistirolo espanso, poliuretano espanso rigido dhe për nivelimin me rrjetë. MARCOTHERM ADESIVO GG është i aplikueshëm në mure të suvatuara, pllaka, tulla, beton dhe sipërfaqe në të cilat janë të pranishme veshjet e vjetra.

Hollimi: 6- 6,5 litër ujë.

Shkalla e mbulimit të produktit në pluhur:
Teorike: 1,1 kg/m2 për mm spesor
Lidhja me gjithë sipërfaqen: 3,6-4,8 kg/m2
Lidhja në pika: 2,8-3,8 kg/m2
Nivelim me rrjetë: 3,6-4,8 kg/m2

Mjetet: mistri, shpatull inoksi me dhëmbëza, mallë inoksi.

Shpërndaje