Zmalto me bazë uji akril-urethane për sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme – opak

Zmalto i hollueshëm me ujë, me bazë rezinë akril-urethane, i formuluar për lyerjen e portave dhe kornizave, PVC të forta dhe metali, të përgatitura në mënyrën e duhur. Realizon finitura të mbrojtura mirë nga agjentët atmosferikë, me fortësi sipërfaqësore, rezistencë të lartë ndaj gërvishtjeve dhe goditjeve. Krijon barrierë kundër yndyrnave dhe pluhurit, i lehtë për t’u pastruar me detergjentë me përdorim shtëpiak. Punë në kohë të shkurtër falë shpejtësisë në tharje.

I aplikueshëm në:

-Sipërfaqe druri dimensionalisht stabël, të reja ose të lyera më parë.
-Sipërfaqe metali ferroz të paratrajtuar në mënyrën e duhur.
-Sipërfaqe të xinguara, alumini dhe lidhje të lehta, PVC, aplikuar më parë një shtresë astar.

Hollimi: me ujë.

  • Pinel/rrul gati për përdorim ose max 5%.
  • Airless max 5% (diametri i gjilpërës (grykës) 0.011-0.015 mm, presioni rreth 200 bar)
  • Presion i ulët max 20% (diametri i gjilpërës (grykës) 1.8-2.2 mm, presioni rreth 0.5 bar)
  • Presion i lartë max 20% (diametri i gjilpërës (grykës) 2-2.5 mm, presioni rreth 2-3 bar).

Shkalla e mbulimit: 6-7 m2/l në 2 shtresa, duke realizuar një spesor të thatë prej 60 micron.

Nr. i shtresave: 2.

Mjetet: pinel, rrul për smalto, spruco.

Shpërndaje