Finiturë me gjysëm shkëlqim e hollueshme me ujë akril-urethane për dysheme betoni
- Finiturë monokomponente me spesor të ulët për dysheme betoni për sipërfaqe të brendshme/jashtme. MARCOTECH AU 3D është ideale për ekspozime lokalesh, showroom-e, dhoma pritjeje, magazina jo-industriale dhe garazhe shtëpiake.
- Fortësi e lartë e sipërfaqes, rezistente ndaj gërryerjes dhe shkeljeve të përsëritura, rezistente ndaj gomave të nxehta.
- Rezistencë e lartë kimike në kontaktin me benzinë, naftë dhe tretësa të ndryshëm.
- Aderim i shkëlqyer në sipërfaqe.
- Lehtësi në pastrim.
- Shpejtësi në tharje.
E aplikueshme në:
- Sipërfaqe betoni të reja ose të lyera më parë me bojra të përshtatshme dhe të aderuara.
- Suvatime gëlqereje dhe betoni të reja, ose të lyera më parë me bojë të përshtatshme dhe të aderuara.
Hollimi: 10-20% me ujë.
Shkalla e mbulimit: Për sipërfaqe lisho dhe kompakte 18-20 m2/lt për shtresë. Për sipërfaqe të ashpra dhe absorbuese 12-15 m2/lt për shtresë.
Nr. i shtresave: të paktën 2.
Mjetet: pinel, rrul dhe pistoletë.