Astar mural me silikate

Është impregnante/mbushës, me bazë silikate potasiumi të modifikuara, specifike për mbushjen dhe konsolidimin e sipërfaqeve murale para trajtimit me bojra ose veshje me silikate. MARCOSIL PRIMER ndërvepron kimikisht me sipërfaqen nëpërmjet një procesi të quajtur “silicatizzazione”.  Në këtë mënyrë konsolidon dhe uniformon absorbimet, duke lejuar përftimin e finiturave homogjene.

I aplikueshëm në:

  • Suva në gëlqere.
  • Suva civile llaçi bastard ose ekuivalente.
  • Nuk aplikohet në gips dhe kartonxhes, në bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike.

Holloni me 100% ujë dhe aplikoni me pinel në sipërfaqe, duke shmangur formimin e pikave.
Shkalla e mbulimit: 8-10 m2/l në sipërfaqe mesatarisht poroze.
Mjetet: pinel.

Shpërndaje