Astar opak/mat për dru

Është astar për dru, me bazë rezinë alkidike të modifikuar, i përdorshëm në të gjitha rastet ku dëshirohet fuqia mbuluese dhe uniformuese e produktit të finiturës, duke sigururar më shumë plotësi të lyerjes. Për t’iu përgjigjur sa më mirë një destinacioni përdorimi të tillë, produkti ka fuqi të lartë mbushëse (riempitivo), rezulton i lehtë për t’u aplikuar, me shtrirje të mirë. Filmi i tharë mund të zmerilohet lehtësisht, derisa t’i ofrojë profuktit të finiturës, një vendosje solide.

I aplikueshëm në sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme në:

  • Sipërfaqe druri të reja ose të lyera si bazë për finitura sintetike mbuluese ose të hollueshme me ujë.

Hollimi: gati për përdorim.

Shkalla e mbulimit: 4-6 m2/l në 2 shtresa në sipërfaqe mesatarisht absrbuese.

Nr. i shtresave: 2 ose më shumë në varësi të kushteve të sipërfaqes, efektit që dëshirohet të realizohet dhe kushteve të ekspozimit.

Mjetet: Pinel, rrul.

United Themes Shortcode Plugin
Shpërndaje