Bojë traspirante me mbulim shumë të mirë për sipërfaqe të brendshme
MAESTRO është bojë traspirante, me mbulim të lartë, për lyerjen e mureve të brendshme. Rezina vinilike nga e cila përbëhet, i siguron produktit rezistencë ndaj alkaleve dhe rezistencë të mirë ndaj fërkimit. MAESTRO është bojë me bazë uji e formuluar për përdorim profesional dhe zotëron karakteristika të mbulimit të lartë, aplikim i lehtë, shtrirje e mirë dhe për më tepër i transferon sipërfaqes një aspekt opak/mat dhe uniform edhe në praninë e sipërfaqeve me absorbime të ndryshme.
I aplikueshëm në:
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme përsa kohë që janë absorbues.
Hollimi: shtresa e parë 35-40% me ujë; shtresat pasardhëse 30%.
Shkalla e mbulimit: 8-10 m2/l për shtresë dhe i referohet aplikimeve në sipërfaqe lisho dhe mesatarisht absorbuese.
Nr. i shtresave: të paktën 2.
Mjetet: pinel, rrul, spruco dhe airless.