Bojë e lashme (lavabile) pa aromë opake/mat për sipërfaqe të brendshme

Është bojë me bazë uji, e lashme, pa aromë që lejon përftimin e një finiture me bardhësi të lartë dhe shumë opake. Përmban VOC-free dhe APEO-free, që i sigurojnë produktit rezistencë të lartë në larje.

E aplikueshme në:

  • Suvatime të reja dhe të vjetra
  • Sipërfaqe betoni.
  • Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
  • Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
  • Sipërfaqe me natyrë minerale me kusht që të jenë absorbuese.

Hollimi: me pinel shtresa e parë 40-45% ujë; shtresat pasardhëse 30% ujë; me rrul 15-20% ujë.

Shkalla e mbulimit: 8-10 m2/l për shtresë dhe i referohet aplikimit në sipërfaqe lisho dhe mesatarisht absorbuese.

Nr. i shtresave: të paktën 2 shtresa.

Mjetet: pinel, rrul, furçë dhe airless.

United Themes Shortcode Plugin
Shpërndaje