Mbrojtës antigrafite

Është produkt anti-grafite, i hollueshëm me ujë, traspirant, me efekt sakrifikues për mbrojtjen e sipërfaqeve minerale. ISOGRAFF krijon një barrierë sipërfaqësore sakrifikuese, që mbron sipërfaqen duke reduktuar absorbimin e ujit dhe ndotjes, nuk pengon traspirimin e sipërfaqes dhe lehtëson largimin e shkrimeve, nëpërmjet pastrimit me ujë të ngrohtë. ISOGRAFF hiqet,, prandaj pas fshirjes së grafiteve, është e nevojshme përsëritja e trajtimit anti-shkrim.

I aplikueshëm në lloje të ndryshme materialesh, normalisht të punuara në sipërfaqe muri të fasadave:

  • Sipërfaqe në gurë, tjegulla, mermerë, granite, etj.
  • Sipërfaqe minerale të lyera, që janë të qëndrueshme dhe të vendosura mirë në sipërfaqe, në gjendje të durojnë pastrimin e mëpasshëm me ujë.
  • Në rastet e sipërfaqeve me pluhur, aplikoni paraprakisht konsoliduesin e përshtatshëm.
  • Në rastet e aplikimeve në bojra të lashme, boja e mbrojtur tenton të marrë një ngjyrë më të errët.
  • Nuk aplikohet në bojra traspirante dhe në gëlqere.

Hollimi: gati për përdorim.

Shkalla e mbulimit: 6-8 m2/l për shtresë dhe i referohet sipërfaqeve lisho dhe mesatarisht absorbuese.

Nr. i shtresave: të paktën 1 shtresë duke shmangur formimin e pikave.

Mjetet: pinel, rrul, spruco me presion të ulët.

Shpërndaje