Astar sintetik HS 1K antindryshk me tharje të shpejtë

Astar sintetik antindryshk. Produkti është i përshtatshëm për t’u përdorur si shtresë astari në të gjitha proceset e lyerjes, ku është parashikuar rilyerja me smalto. Ka fuqi të mirë mbulimi, filmi i përftuar është mat dhe kompakt. Tharje e shpejtë dhe aderim perfekt në sipërfaqe metali për konstruksione metalike të brendshme.

Produkti është i përshtatshëm për lyerjen (si shtresë astari) e pajisjeve të ofiçinave, karpenterive metalike (të lehta dhe të rënda), kontejnerëve metalikë, tubacioneve etj.

Tharja:
Pa pluhur pas 15- 20 minutash
Pa e prekur pas 30-40 minutash
E tharë në sipërfaqe pas 3-4 orësh
E tharë në thellësi pas 3 ditësh

Hollimi: 7-10 % me spruco me pompë airless.

Nr. i shtresave: 1 e sfumuar + 1 e plotë, ose 2 të plota të kryqëzuara.

Spesori: 50-60 mikron, film i thatë.

Shkalla e mbulimit: 3 m2/kg.

Shpërndaje