Smalto sintetik me gjysëm-shkëlqim ms 1K me tharje të shpejtë

Smalto sintetik, i modifikuar, me tharje të shpejtë, për sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme. Aderim I mirë për aplikimin direkt në çelik dhe fuzione gize. Mund të aplikohet nëpërmjet elektrostatikës. Ka fuqi shumë të mirë shtrirjeje dhe fuqi të mirë mbuluese. Formon një film me gjysëm shkëlqim që shfaq ngurtësi të mirë sipërfaqësore dhe rezistencë ndaj gërvishtjeve. Reziston në mënyrë të kënaqshme ndaj hidrokarbureve alifatike dhe lubrifikante.

Mund të aplikohet si smalto finiture për lyerjen e karpenterive të lehta dhe të rënda, karrocerive industriale (shasi), kontejnerë, makineritë bujqësore, ndërtimore, tokëzuese dhe përpunuese, strukturat metalike.

Tharja në 20°: 

Pa pluhur pas 15-20 minutash
Pa e prekur pas 1 ore
Tharë totalisht pas 3 ditësh

Hollimi: 5-7% me spruco me pompë airless.

Shkalla e mbulimit: 6 – 7 m2/kg.

Nr. I shtresave: 1 e sfumuar + 1 plotë.

Spesori final i rekomanduar: 50-60 mikron, film i thatë.

Mjetet: spruco pompë airless, spruco pompë air mix, spruco pompë me presion të lartë, pinel, rrul etj.

Shpërndaje