Astar mbushës akrilik uniformues për sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme
Është produkt (astar) që pigmentoset, me bazë uji në dispersion akrilik, i aplikueshëm me pinel ose rrul. Formulimi i tij i veçantë i jep atij një fuqi të lartë riempitivo (mbushëse) dhe maskuese të parregullsive të sipërfaqes, duke rivendosur “efektin e suvasë (l’effetto intonaco) ”.
Është i përshtatshëm edhe për ndërhyrjet në pllakat e kartonxhesit, në rastet kur kërkohet që finitura të ketë efektin e suvasë (effeto intonaco). GRIP 025 është i përshtatshëm për uniformimin e mureve që shfaqin çarje/krisje të vogla.
I aplikueshëm në:
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Sipërfaqe me natyrë minerale me kusht që të jenë absorbuese.
- Nuk mund të përdoret si bazë për ciklet minerale (gëlqere dhe silikate).
Hollimi: 30-40% me ujë;
Shkalla e mbulimit: 5-7 m2/l për shtresë në sipërfaqe mesatarisht poroze.
Nr. i shtresave: të paktën 1 shtresë.
Mjetet: pinel, rrul.