Finiturë dekorative për sipërfaqe të ndryshme me aspekt metali
Është finiturë dekorative, e studiuar për të mbuluar dhe dekoruar sipërfaqe të shumta të arkitekturës kontemporane. Jo vetëm muret dhe sipërfaqet tipike të shtëpisë, por edhe mobilimi i aksesorëve, shandanëve, rafteve, kornizave, mobiljeve të vogla, bëhen një punë e dizajnit të modës. GRIMANI ka përmbajtje të ulët të përbërësve organikë të paqëndrueshëm dhe nuk ka formaldeide dhe plastifikues të shtuar, duke rezultuar specifike për lyerjet e brendshme që nuk kanë nevojë për periudha të gjata para se ambienti të bëhet sërish i banueshëm.
I aplikueshëm në:
- Konglomerate druri, kompensata dhe të ngjashme.
- Sipërfaqe druri të reja ose të lyera mirë më parë.
- Sipërfaqe metalike.
- Sipërfaqe PVC.
- Suva të reja dhe të vjetra, etj.
Hollimi: gati për përdorim. I hollueshëm deri në 20% me ujë, në varësi të efektit estetik të dëshiruar.
Shkalla e mbulimit: 6-8 m2/lt. I referohet sipërfaqeve lisho dhe mesatarisht absorbuese.
Nr. i shtresave: 1-2 në varësi të efektit të dëshiruar.
Mjetet: mallë inoksi, pinel.