Bojë me bazë uji super e lashme opake/mat për sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme

Është bojë me bazë uji, super e lashme (superlavabile), ideale për lyerjen e mureve të brendshme dhe të jashtme. Prania e polimerëve sintetikë krijon një film boje rezistent ndaj alkalinitetit të suvatimeve dhe agjentëve atmosferikë, ofron rezistencë në larje. E lehtë për t’u aplikuar, mbulim i mirë. GIADA realizon finiturë fine, opake dhe uniforme, të karakterizuar nga një bardhësi e shkëlqyer, mbulim të lartë.

E aplikueshme në:

  • Suvatime të reja dhe të vjetra.
  • Sipërfaqe të brendshme betoni.
  • Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
  • Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
  • Sipërfaqe me natyrë minerale me kusht që të jenë absorbuese.

Hollimi me ujë: me pinel 35-40%; me rrul 25%. 

Shkalla e mbulimit: 10-12 m2/l për shtresë dhe i referohet aplikimeve në sipërfaqe lisho dhe mesatarisht absorbuese.

Nr. i shtresave: të paktën 2 shtresa.

Mjetet: pinel, rrul, furçë dhe airless.

Shpërndaje