Smalto poli-akrilik bi-komponent
Fosfacryl SL është smalto bi-komponent, poli-akrilik, me një shtresë të vetme (nuk është i domosdoshëm aplikimi i astarit). Aplikohet direkt në metal (DTM), me gjysëm-shkëlqim 50-60. Funksionon si astar-finiturë. I përshtatshëm për përdorim në sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme.
Produkti ështe specifik për t’u përdorur si shtresë e vetme (astar/top coat, finiturë) në lyerjen e pajisjeve dhe distributorëve dinamikë të vajrave, pajisje për stacione karburanti, trupa industrialë, autobote/depozita për transport karburanti etj.
Tharja:
Pa pluhur 10-15 minuta
Pa e prekur pas 30-40 minuta
Tharë në sipërfaqe pas 4-6 orësh
Tharë në thellësi pas 10-12 orësh
Kataliza: 10% në peshë.
Hollimi: 3-5% me spruco me pompë airless ose me presion të lartë.
Shkalla e mbulimit: 5-6 m2/kg.
Nr. i shtresave: 1 e sfumuar dhe 1 e plotë e kryqëzuar.
Spesori final i rekomanduar: 50-60 mikron, film i thatë.
Mjetet: Spruco pompë airless ose me presion të lartë, pinel, rrul me qime të shkurtër etj.