Astar riempitivo (mbushës) uniformues elastomerik

ELASTOMARC GRIP është produkt ristrukturues, me bazë polimere akrilike me elasticitet. ELASTOMARC GRIP  ruan një elasticitet të lartë edhe në prani të temperaturave të ulëta të sipërfaqes. Formulimi i tij i veçantë lejon përftimin e një fuqie të lartë mbushëse dhe maskuese të parregullsive të sipërfaqes. ELASTOMARC GRIP rezulton i përshtashëm për ndërhyrjet në prani të çarjeve të vogla, subjekt i stresit dinamik të ulët, me gjerësi brenda 250 dhe max 500 μm (0,25 – 0,5 mm). Për vetitë elastike ELASTOMARC GRIP duhet të lyhet me ELASTOMARC FINITURA ose me ELASTOMARC INTONACHINO. Lyerja mbi ELASTOMARC GRIP duhet të ndiqet vetëm nga sistemi elastik, aplikimi i produkteve të tjera mund të shkaktojë çarje dhe shkëputje.

I aplikueshëm në:

  • Bojra të vjetra që rezultojnë të vendosura në sipërfaqe.
  • Suva gëlqereje, gëlqere-çimento.
  • Suva civile me llaç bastard ose ekuivalent.
  • Sipërfaqe betoni.
  • Nuk përdoret si nënshtresë për ciklet minerale (gëlqere dhe silikate).

Holimi: gati për përdorim.

Shkalla e mbulimit: 3 m2/l.

Nr. i shtresave: 1 ose më shumë, në varësi të llojit të ndërhyrjes që do realizohet.

Mjetet: pinel, rrul me qime të shkurtra ose sfungjer.

Shpërndaje