Bojë me bazë uji akrilike elastomerike antialga për sipërfaqe betoni
Është bojë me bazë uji akrilike, mat, superlavabile, për lyerjen e veprave murale prej betoni të jashtme, ku kërkohet një gradë e lartë mbrojtjeje nga agjentët kimikë dhe atmosferikë. Është e formuluar me biokside specifike, ruan sipërfaqen nga formimi i mykut dhe algave. Përbërësi që përmban, është i ndërtuar nga një polimer akrilik elastomerik, që i jep produktit të aplikuar një rezistencë shumë të mirë ndaj larjes, elasticitet dhe formon një barrierë efikase anti-karbonizim.
Për elasticitetin që ka, podukti i aplikuar i reziston zgjerimit të sipërfaqeve, dhe mund të aplikohet për mbrojtjen e sipërfaqeve me difekte ose me plasaritje të lehta.
Hollimi: me ujë, me rrul ose pinel është gati për përdorim ose hollohet me 15 % max.
Shkalla e mbulimit: 6-7 m²/lt për shtresë.
Nr.i shtresave: 2.
Mjetet: pinel, rrul, spruco dhe airless.