Finiturë trasparente bi-komponente akril-urethane

CONTINUO TOP janë finitura trasparente, bi-komponente, akril-urethane, me natyrë alifatike, që nuk zverdhen, me bazë uji, për sipërfaqe të brendshme të ndryshme, ideale për aplikimin me rrul, pinel ose spruco. Për karakteristikat e tyre me rezistencë të lartë ndaj ujit, gërryerjes, shoqëruar me elasticitet të mirë, finiturat CONTINUO TOP  rezultojnë të përshtatshme për lyerjen dhe mirëmbajtjen e punimeve në dru për sipërfaqe të brendshme, të përfshirë parketet tradicionalë dhe shkallët e drurit.

Finiturat CONTINUO TOP janë të disponueshme në versionet Satin, Glossy dhe Matt.

I aplikueshëm në:

  • Sipërfaqe të punuara me CONTINUO DECO, të astarizuara më parë me CONTINUO LINK ose CONTINUO LINK ART.
  • Sipërfaqe vertikale të veshura me zmalte ose llaqe.
  • Punime druri në sipërfaqe të brendshme, të reja ose të lyera, si: parket, panele, objekte të ndryshme ku kërkohet ngurtësi e lartë sipërfaqësore.

Hollimi: (A+B) + 0.3-0.4 lt ujë.

Shkalla e mbulimit: 7-8 m2/lt në 2 shtresa.

Nr. i shtresave: 2.

Mjetet: pinel, rrul.

Shpërndaje