Astar dekorativ bi-komponent me bazë rezinë epokside në dispersion ujor

CONTINUO LINK ART është astar bazë, transparent, i aftë të ruajë efektin natyral të veshjes dekorative CONTINUO DECO, duke garantuar në të njëjtën kohë konsolidimin sipërfaqësor. CONTINUO LINK ART ruan të paprekura sfumaturat dhe tonet e ngjyrave të kërkuara nga klienti, duke garantuar një efekt të qartë dhe të besueshëm të efektit dekorativ të përzgjedhur. Sistemi CONTINUO është i klasifikuar A+ sipas dekretit ministerial francez për cilësinë e ajrit në ambiente të brendshme.

I aplikueshëm në:

  • Sipërfaqe të dekoruara me CONTINUO DECO.

Hollimi: me ujë 2.1lt.

Shkalla e mbulimit: 12-15 m2/l  për shtresë (produkt i holluar), rreth 35-40 m2 për paketim me 1 shtresë.

Nr. i shtresave: 1.

Mjetet: Pinel, rrul me qime mesatare, spruco të përshtatshëm ose airless.

Shpërndaje