Astar epoksid bi-komponent i hollueshëm me ujë trasparent me fuqi të lartë depërtimi
CONTINUO LINK është astar epoksid bi-komponent i hollueshëm me ujë, trasparent, i lehtë për tu aplikuar, me fuqi të lartë depërtimi. CONTINUO LINK mund të përdoret për konsolidimin dhe mbrojtjen e sipërfaqeve të reja të betonit ose për të përmirësuar funksionin kundra pluhurit dhe duke reduktuar absorbimin e ujit dhe të vajrave. I përshtatshëm për përdorimin në sipërfaqe horizontale dhe vertikale të magazinave, garazheve, ofiçinave, parkimeve dhe të ngjashme. CONTINUO LINK ka rezistencë shumë të lartë ndaj ujit, kripërave neutrale dhe alkaline. Rezistencë e mirë ndaj sprucimeve aksidentale të acideve të dobëta. Nuk është i përshtatshëm për sipërfaqe që janë subjekt i zhytjeve në ujë. Sistemi CONTINUO është klasifikuar A+ sipas dekretit ministerial francez për cilësinë e ajrit në ambiente të brendshme.
I aplikueshëm në:
- Sipërfaqe të dekoruara me CONTINUO DECO.
- Sipërfaqe betoni të reja ose të lyera.
Hollimi: me ujë, 3 lt.
Shkalla e mbulimit: 15-18 m2/l për shtresë (produkt i holluar), rreth 60-70 m2 për paketim.
Nr. i shtresave: 1.
Mjetet: Pinel, rrul me qime mesatare, spruco të përshtatshëm ose airless.