Astar i mikronizuar antimyk për sipërfaqe të brendshme/jashtme
Astar i përshtatshëm për përgatitjen e murit në prani të shenjave të mykut dhe për të parandaluar formimin e tyre, lehtësi aplikimi e bojës antimyk dhe zgjat kohëzgjatjen. Uniformon absorbimin dhe konsolidon sipërfaqet me pluhur, duke përmirësuar vendosjen dhe rrezen e shtresave të tjera të bojës, duke shtuar efikasitetin antimyk. COMBAT FIX rrit efikasitetin e bojës antimyk në sipërfaqe të palyera ende, që janë për t’u lyer ose në njësi të vogla myku. Në prani të mykut të përhapur dhe të vazhdueshëm, është i këshillueshëm aplikimi i sistemit COMBAT të plotë.
I aplikueshëm në:
- Sipërfaqe të trajtuara me veshje (rivestimento) termike “cappotto”.
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Bojra të vjetra dhe veshje (rivestimenti) me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale përsa kohë që janë absorbuese.
Hollimi: Në gips dhe kartonxhes nga 50 në 100%; Në suva, razante per cappotto, dhe në prani të bojrave të vjetra me pluhur nga 100 në 200% ; Në beton nga 200 në 300%.
Shkalla e mbulimit: Sipërfaqe në suva tradicionale, razante të modifikuar me rezinë sintetike, gips dhe kartonxhes: 15-18 m2/litër. Sipërfaqe në suva me bazë gëlqere ose shumë absorbuese: 8-10 m2/liter.
Nr. i shtresave: 1-2 shtresa e njomë mbi të njomë.
Mjetet: pinel, rrul.