Bojë traspirante higjienizuese antimyk për sipërfaqe të brendshme

Është bojë me bazë uji, traspirante, për sipërfaqe të brendshme, e formuluar posaçërisht për mbrojtjen dhe dekorimin e sipërfaqeve të brendshme me prani kondensimi dhe lagështire, veçanërisht të predispozuara për zhvillimin e mykut. Produkti ruan për një kohë të gjatë aspektin origjinal të sipërfaqes dhe shfaq për më tepër një efekt higjienizues, duke përmirësuar komfortin e jetesës. COMBAT 777 ka fuqi të mirë mbuluese, traspirim të lartë dhe lehtësi në aplikim.

E aplikueshme në:

  • Suva të reja dhe të vjetra.
  • Sipërfaqe betoni.
  • Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
  • Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
  • Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale përsa kohë që janë absorbuese.

Hollimi: shtresa e pare 40% me ujë; shtresat pasardhëse 20-30%.

Shkalla e mbulimit: 7-8 m2/l për shtresë dhe i referohet sipërfaqeve lisho dhe mesatarisht absorbuese.

Nr. i shtresave: produkti aplikohet në të paktën 2 shtresa.

Mjetet: pinel, rrul, spruco, airless.

United Themes Shortcode Plugin
Shpërndaje