Bojë me bazë uji e lashme higjienzuese antimyk për sipërfaqe të brendshme opake uniformuese – tharje e shpejtë
Është bojë e lashme (lavabile), veçanërisht e përshtatshme për sipërfaqe të brendshme që janë subjekt i lagështirës së lartë të ajrit dhe të predispozuara për formimin e mykut. Ideale për ndalimin e zhvillimit te mykut në sipërfaqe që më parë kanë qenë të infektuara nga myku:
- Mbulim i shkëlqyer dhe bardhësi e lartë
- Fuqi e mirë maskuese e parregullsive të sipërfaqeve.
- Realizon finiturë pjesërisht opake.
E aplikueshme në:
- Suvatime të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Sipërfaqe me natyrë minerale me kusht që të jenë absorbuese.
Hollimi: me rrul shtresa e parë dhe e dytë 15-20% ujë; me pinel shtresa e parë 40-45% ujë, shtresat pasardhëse 30% ujë.
Shkalla e mbulimit: 9-12 m2/l për shtresë dhe i referohet aplikimit në sipërfaqe lisho, mesatarisht absorbuese.
Nr. i shtresave: të paktën 2 shtresa.
Mjetet: rrul me qime leshi ose mikrofibra, pinel, airless.