Astar muri i mikronizuar mbulues për sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme
Është astar i hollueshëm me ujë, me penetrim të lartë, i përshtatshëm për ngopjen dhe izolimin e sipërfaqeve murale të brendshme dhe të jashtme. I përshtatshëm si bazë mbuluese për bojra uji, veçanërisht për ngjyra intense/të errëta. Lidhësit e tij të veçantë, frut i nanoteknologjisë, i sigurojnë produktit që të qëndrojë transparent, ndërkohë që është i njomë dhe të bëhet mbulues kur thahet. Përdorimi i COLORFIS të ngjyrosur lejon përftimin e një mbulimi të shkëlqyer në ciklet e bojatisjes me bojra lavabile në tonalitete intense dhe me gjallëri.
I aplikueshëm në:
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale ose absorbuese.
Hollimi: nga 10 në 25% me ujë, në varësi të absorbimit të sipërfaqes.
Shkalla e mbulimit: 8-10 m2/l për shtresë.
Nr. i shtresave: aplikohen 1-2 shtresa e njomë mbi e njomë.
Mjetet: pinel, rrul.