Bojë me bazë uji super e lashme për sipërfaqe të brendshme, shkallë mbulimi e lartë, tharje e shpejtë

Është bojë me bazë uji, super e lashme, me bazë lidhësa në dispersion ujor. Realizon finiturë me cilësi të lartë, opake, mat dhe uniforme duke lejuar ngjyrimin në mënyrë të shpejtë. Performancë e lartë, bardhësi e lartë dhe fuqi maskuese e shkëlqyer, me mbulim të gjerë edhe në ngjyrat e errëta. Pa aromë, me përmbajtje të ulët të përbërësve organikë të paqëndrueshëm, me garancinë për një jetesë komforte.

E aplikueshme në:

  • Suvatime të reja dhe të vjetra.
  • Sipërfaqe betoni.
  • Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
  • Sipërfaqe me natyrë minerale me kusht që të jenë absorbuese.

Hollimi: me rrul 20-25%; me pinel 40-45%.

Shkalla e mbulimit: 10-14 m2/l për shtresë dhe i referohet aplikimit në sipërfaqe lisho dhe mesatarisht absorbuese.

Nr. i shtresave: të paktën 2 shtresa.

Mjetet: rrul me qime leshi ose mikrofibra, pinel, airless.

United Themes Shortcode Plugin
Shpërndaje