Finiturë dekorative për sipërfaqe të brendshme
Është finiturë dekorative për sipërfaqe të brendshme unike në llojin e vet, ekstremisht i lehtë për t’u përdorur. Qëndrueshmëria pastoze e shoqëruar me një shtrirje të shkëlqyer, e bëjnë ndërhyrjen dekorative të lehtë dhe të shpejtë, edhe në prani të sipërfaqeve pak uniforme. Tekstura e tij është e karakterizuar nga një aspekt kristalin dhe perleshent, të krijuara nga aglomeratet e pjesëzave minerale. Baza e argjendit lejon përftimin e ngjyrave të shumta, nga tonet e ngrohta të finiturave më klasike, deri në tonet më të errëta për jetesën bashkëkohore. Efektet e ndryshme dekorative, që variojnë në varësi të teknikës së aplikimit, lejojnë personalizimin e çdo ambienti.
I aplikueshëm në sipërfaqe të brendshme në:
- Suva të reja dhe të vjetra
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale përsa kohë që janë absorbues.
Hollimi: gati për përdorim.
Shkalla e mbulimit: 6-10m2/lt për shtresë.
Nr. i shtresave: 1-2 në varësi të efektit estetik të dëshiruar.
Mjetet: pinel, mallë inoksi.