Finiturë dekorative irideshente për sipërfaqe të brendshme
Është finiturë dekorative për sipërfaqe të brendshme me efekte të veçanta, në gjendje të rikrijojë ambiente me efekte klasike dhe moderne. E lehtë në aplikim, CADORO realizon efekte të ndryshme dekorative në varësi të teknikës së aplikimit, fantazisë dhe ndryshimeve sipas këndit të dritës së reflektuar.
E aplikueshme në sipërfaqe të brendshme në:
- Suva të reja dhe të vjetra.
- Sipërfaqe betoni.
- Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
- Bojra të vjetra dhe veshje me natyrë organike ose minerale, të thata, kompakte, absorbuese dhe kohezive.
- Konglomerate me natyrë të ndryshme minerale përsa kohë që janë absorbuese.
Hollimi: gati për përdorim.
Shkalla e mbulimit: 4-6 m2/l në dy shtresa në varësi të aspektit të dëshiruar dhe i referohet sipërfaqeve lisho dhe mesatarisht absorbuese.
Nr. i shtresave: 2
Mjetet: pinel, mallë inoksi/plastike.