Astar i mikronizuar solvent free pa aromë për sipërfaqe të jashtme/brendshme

Është astar solvent free që hollohet me ujë, me penetrim të lartë, veçanërisht i përshtatshëm për mbushjen dhe konsolidimin e sipërfaqeve minerale të brendshme dhe të jashtme. ATOMO përmirëson kohezionin dhe uniformon absorbimin e sipërfaqes, duke krijuar sipërfaqen  ideale për shtresat pasardhëse të bojës, duke i izoluar nga ambienti alkalin i sipërfaqeve të çimentos dhe të ngjashme.

I aplikueshëm në:

  • Sipërfaqe të trajtuara me sistemin termik ”cappotto”.
  • Suvatime të reja dhe të vjetra.
  • Sipërfaqe betoni.
  • Sipërfaqe gipsi dhe kartonxhesi.
  • Sipërfaqe me natyrë minerale me kusht që të jenë absorbuese.

Holluesi: ujë
Në gips dhe kartonxhes nga 50 deri 100%; Në suva, rasante per cappotto dhe në prani të bojrave të vjetra me pluhur nga 100 deri në 200%; Në beton nga 200 në 300%.

Shkalla e mbulimit: Sipërfaqet në suva tradicionale, gips dhe kartonxhes 15-18 m2/litër. Sipërfaqet në suva me bazë gëlqere ose shumë absorbuese: 8-10 m2/litër.

Nr. i shtresave: aplikohen 1-2 shtresa, e njomë mbi e njomë.

Mjetet: pinel, rrul.

Shpërndaje